Lajme

“Ngërçi politik” po i sjell dëme të mëdha komunës së Preshevës

Situata politike në komunën e Preshevës ende e pa ndryshuar edhe këto ditë, transmeton Ministria e Lajmeve.Siç jemi në dijeni vendin tonë çdo ditë e më shumë po e dëmton politika lokale e të gjithë udhëheqësve pa dallim nga cili subjekt politik vijnë.Por a kanë dijeni qytetarët e komunës së Preshevës për dëmet e mëdha dhe ngecjet që po i bëhen nga “ngërci politik”? Në vazhdim do të elaborojmë dëmet më të mëdha dhe më priotare të vendit që po ndodhin nga kjo situatë katastrofale polike.

-Realizimin e projekteve të parapara për vitin 2019.

-Zhvillimin ekonomik në komunën e Preshevës.

-Përfaqësim joserioz karshi organeve republikane, organizatava ndërkombëtare dhe spektrit diplomatik në Republikën e Serbisë dhe më gjerë.

Deshpërim tek rinia preshevare për mosseriozitetin e treguar nga partitë politike në përgjithësi.

-Stagnim i të gjitha proceseve politike, që janë nisur në këtë fillimvit, dhe janë këta politikanë që kanë premtuar gjatë fushatave të tyre zgjedhore, se do të punojnë me dinjitet, sinqeritet dhe vullnet të madh për ta dërguar komunën e Preshevës në një të ardhme më të mirë.

-Miratimin e shumë dokumenteve që sigurojnë zhvillimin e komunës së Preshevës.

-Joseriozitet duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet rajoni.

-Largim nga përgjegjësia e menaxhimit të fondeve.

-Tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendore!

Për këtë katrahurë politike të krijuar në vend dhe për këtë situatë të brishtë, a duhet të japin llogari politikanët tanë dhe njerëzit e tyre? Andaj, ju të cilët e keni sjellur vendin tonë në këtë gjendje të mjerueshme dhe të pa sigurt, nëse keni pak dashuri për vendin tonë dhe të fëmijëve tuaj, ju kishim lutur që sa më parë të reflektoni në drejtim të gjetjes së një zgjidhje dhe dalje nga ky “ngërç politk”, përndryshe faji do të mbetet mbi supet tuaja dhe historia nuk do t’ua harroj!