Nga Venezuela te Kosova, Daçiç përplaset me ambasadorin amerikan
Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiç është përfshirë në një replikë me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott pasi ky i fundit kritiko qëndrimin serb ndaj zhvillimeve në Venezuelë.
Scott tha se Beogradi zyrtar është në anën e gabuar në lidhje me situatën në Venezuel, pra referuar faktit se po mbështetet Maduro, një linjë qëndrimi që po ndjek dhe Moska.
Daçiç reagoi duke future direkt në lojë Kosovën.
“Amerikanët janë në anën e gabuar duke mbështetur Kosovën. Ne ishim në anën e tyre në të dy luftërat botërore dhe ata zgjodhën ata që ishin kundër tyre në të dy luftëra”, tha Daçiç.
Sipas Daçiq, “Serbia respekton çdo zgjedhje të njerëzve në Venezuelë dhe nuk është ai që duhet të përcaktojë se kush është presidenti”.
“Serbia po udhëheq një politikë parimore bazuar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore”, tha Daçiç.