Nga nesër shtrenjtohen makiatot dhe pijet tjera në lokalet e kafiterive të Preshevës
Shumica e pronarëve të kafiterive kanë vendosur që nga nesër, ditë e hënë, datë 23 maj të rrisin çmimet. Artikujt në kafiteri do të rriten mesatarisht për 10 dinarë, ku një kafe espresso nga nesër do të kushtojë 90 dinarë, në vend të 80 dinarë.
Siç deklarohen për presheva.com, rritja e çmimeve vjen si arsyje e rritjes së çmimeve në treg të kafës dhe pijeve freskuese.
“Rritja e çmimeve në treg ka ndikuar që edhe ne ti ngrisim çmimet e kafeve dhe pijeve” ka thënë njëri nga pronarët e kafiterive për presheva.com.
Nga nesër do të rriten edhe çmimet e produkteve tjera si langjet do të kushtojnë 150 dinarë, çaji i ftohtë 150, uji mineral dhe i gazuar 90 dinarë dhe birrat 200 dinarë.(presheva.com)