Të fundit

Përfundon takimi në Prishtinë, Kurti kërkon listë të përbashkët, sonte nuk pati konkretizim

Para pak çastesh, në Prishtinë, ka përfunduar takimi i ftuar nga kryeministri Kurti me përfaqësues politikë të shqiptarë të Luginës.

Pas përfundimit të takimit burimet e FOLonline theksuan se kryministri Kurti ka insistuar për listë të përbashkët të spektrit politik lidhur me zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri është shprehur në favor të një liste me emra eminentë dhe të dëshmuar në lëminë e përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Megjithatë, sonte nuk pati konkretizim të ndonjë marrveshjeje dhe mbetet që ditëve në vijim të arrihet ujdi politike, shkruan FOLonline.

Në takimin e sontëm me Albin Kurtin kanë marrë pjesë Shaip Kamberi-PVD, Ragmi Mustafa-PDSH, Shqiprim Musliu-LPD, Naser Aziri-UDSH dhe Armend Aliu-ASH.

Nagip Arifi-PD ka takuar mbrëmë kryeministrin Kurti.

APN dhe LR nuk kanë marrë pjesë në takimin e sontëm.

FOLonline nuk ka arritur të kuptojë nëse përfqësuesit e tyre ishin të ftuar ose jo në takim.