Nga nesër: Lista e vendeve dhe zonave me rrezik
Duke filluar nga e hëna, kërkesat e karantinës zbatohen në më shumë se 50 vende dhe territore kur hyjnë në Zvicër.
Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Republika Çeke janë shtuar, si dhe zona të caktuara në Francë apo Vjena në Austri, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. Lista aktuale e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG):
Shtetet dhe zonat me një rrezik në rritje të infektimit:
Shqipëria, Andorra, Argjentina, Armenia, Aruba, Bahamas, Bahrejn, Belize, Territori Palestinez, Bolivi, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazili, Ishujt e Virgjër Britanikë, Kili, Kosta Rika, Republika Domenikane, Gjibraltari, Hondurasi, India, Iraku, Izraeli, Kepi Verde, Katari, Kolumbia, Kosova, Kroacia, Kuvajti, Libani, Libia, Maldivet, Malta, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Namibia, Maqedonia e Veriut, Panama, Paraguai, Peruja, Rumania, San Marino, Sint Maarten, Spanja, Surinami, Trinidad dhe Tobago, Republika Çeke, Ishujt Turk dhe Kaikos, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (përfshirë Porto Riko, Ishujt e Virgjër të Sh.B.A dhe Guam)