Lajme

Nga Beogradi, Lista Serbe kërcënon Qeverinë e Kosovës

Lista Serbe ka kërcënuar qeverinë e Kosovës se nëse nuk themelohet asociacioni, dalin nga koalicioni.

Punojnë bashkë në një objekt.

Por, kryeministri, Avdullah Hoti duket se nuk e di për krejt punët që bën zëvendësi i tij, Goran Rakiq.

Të martën teksa Hoti kishte në agjendë një takim me të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak numri katër në qeveri po bënte takime në Beograd.

Por Hoti nuk kishte informacione për këtë.

Megjithatë kryeministri vlerëson që ekzekutivi që ai drejton nuk merre kërcënime.

Por një bashkëkombës i anëtarëve të Listës Serbe po mendon ndryshe.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe, Nenad Rashiq, thotë se një praktikë të tillë kërcënimi që Lista Serbe ka instaluar tash e sa vite në qeveri.