Nesër në Preshevë fillon grumbullimi i qenëve endacak
Pas një kohe të gjatë komuna e Preshevës përsëri rifillon me grumbullimin e qenëve endacak për t’i siguruar qytetarët nga ky rrezik
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja Ardita Sinani
“📢 Njoftim për grumbullimin e qenve endacak
Të dashur qytetarë,
Ju informojmë se nga data 📅 17.09.2024, do të fillojë grumbullimi i qenve endacak 🛑 në qytetin tonë. Ju bëjmë apel të gjithëve që të kujdeseni për qentë tuaj shtëpiak 🐶 dhe të mos i lëshoni jashtë pa mbikëqyrje 🚫.
Kohët e fundit, qentë endacak janë bërë një shqetësim i madh për sigurinë e fëmijëve 👧👦 dhe qytetarëve 👨👩👧👦. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojmë në këtë proces për ta bërë qytetin tonë më të sigurt ✅ për të gjithë.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj! 🙏” ka shkruar Sinani