Të fundit

Arifi: PVD është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit të komunës

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi konsideron se PVD është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit të komunës.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje

Kemi thënë edhe më parë se Partia për ”Veprim Demokratik” është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit të komunës.

Mesa duket apetitet e pastra për korrupsion kanë metastazuar tek të gjithë funksionerët në strukturën e tyre partiake; duke i dhënë kësaj dukurie përmasa të çmendurisë kolektive.

Prandaj, Dorëheqja nga çdo pozicion politiko-publik është veprimi më i thjeshtë moral që mund të bëjnë të tillët. Kjo është patriotizëm!