Të fundit

Nënëshkruhet marëveshje bashkëpunimi në mes bibliotekës “MEHMET JUSUFI” dhe bibliotekës Nacionale në Tetovë.

Stafi I bibliotekës Nacionale të Tetovës të shoqëruar nga drejtori Mahi Murtezani, sot kanë vizituar bibliotekën e qytetit “ MEHMET JUSUFI “. Gjatë këtij takimi drejtoresha, Albina Azizi dhe drejtori z. Murtezani kanë nënshkruar marëveshjë bashkëpunimi me qëllim të nxitjes dhe forcimit , mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin në fushat e aktiviteteve bibliotekare, shkëmbimit të burimeve, promovimit të literaturës, kulturës dhe organizimit të aktivitetve të përbashkëta letrare. Në shenjë mirënjohje drejtoresha Azizi ka pranuar disa libra dhe një pikturë më objektin e vjetër të bibliotekës në Tetovë. Po ashtu në emër të bibliotekës të gjithë stafit të bibliotekës së Tetovës iua nda disa dhurata modestë dhe disa ekzemplarë mbi arsimin në Preshevë.