Të fundit

Ragmi Mustafa pritet në takim nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin znj.Elisa Spiropali

Zëvendes kryetari komunës Preshevës Ragmi Mustafa gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin pët Shqipërinë znj.Elisa Spiropali, përcjell Ministria e Lajmeve.

Z.Mustafa është shprehur se ai ka njoftuar ministres Spiropali për problemet e vazhdueshme që ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, në veçanti problemet me rregjistrimin e popullsisë në Serbi.

Postimi i plotë :

Tiranë | ?? ?? ?? Pritja nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin znj.Elisa Spiropali.
Ishte kënaqësi të takoja miqësisht znj. Spiropali të cilën e njoftova për situatën politike në vend dhe rajon, znj Spiropali u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos çregjistrimin e shqiptarëve nga regjistri civil në administratën e policisë lokale. Ndërkohë është arritur dakordim që zgjidhja e vetme për shqiptarët e Luginës së Preshevës është Bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës.
Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Mbështetje e palëkundur për Shqiptarët e Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kryministrit Edi Rama.