Të fundit

Sinani: “Komuna e Preshevës nuk po qeveriset, por po zhvatet”

Kyrtarja e PVD-së degës në Preshevë, Ardita Sinani, nëpërmjet një postomi reagoi pas aprovomit të buxhetit për vitin 2023 nga pushteti lokal i komunës Preshevës.

Sinani konsideroi se sot Seanca e Kuvendit Komunal dëshmoi se ky pushtet po zhvatet duke u mbajtur në të njejtën kohë edhe Rebelansi edhe Buexheti.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje :

Nga individët që e kanë kapur institucionin përmes kontrabandimit dhe korruptimit.

Nga individët që po fshehin ku dhe si po shpenzojnë paratë e qytetarëve.

Kjo u pa edhe sot. Në seancën e Kuvendit Komunal.

U mbajt në limitet e afatit ligjor. Se Komuna e Preshevës është realisht edhe pa Kuvend Komunal.

Për herë të parë votohet brenda një seance edhe Rebalansi i Buxhetit edhe Buxheti.

Komuna e Preshevës është realisht pa kryetar Komune. Që sot nuk foli as për Rebalans të Buxhetit.

Iku. U fsheh. Nuk fliste se ku ka vendosur t’i shpenzojë paratë e qytetarëve. E sidomos për çka.

Në pikën ku sipas Rregullores do të duhej të prezantonte buxhetin, ai linçoi, denigroi, ofendoi dhe shpifi.

Kjo ishte strategjia.

E natyrisht se e ndihmoi kryetari i Kuvendit.

Me metoda selektive dhe me tolerim të gjuhës së urrejtjes, Sami Salihu u ridëshmua si patericë e shefit të tij të vërtetë. Shërbëtor i Shqiprim Arifit.

Komuna e Preshevës ka nevojë urgjente për institucione demokratike qeverisëse në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Një qeverisje që bashkë me qytetarët planifikon buxhetin komunal. Që ju tregon ku do investohen paratë e tyre dhe sidomos që nuk keqpërdoren.

Këtë nuk e bën ky pushtet i kontrabandimit. Ky pushtet i zhvatjes.

U pa sot. Përsëri.