Në të gjitha xhamitë e Kosovës, përfshirë dhe Luginën jipet porosi për parandalimin e Korona virusit
Nëpër të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, përfshirë dhe Luginën sot në ligjeratën javore të ditës së xhuma u fol për masa që duhen të merren për parandalimin e përhapjes së epidemisë nga Korona Virusi.
Kjo u bë me urdhër të myftisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Naim Terrnava. Bashkësia Islame si institucion i vetëm i cili përfaqeson muslimanet merr këtë vendim duke përcjellë situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë globale të korona virusit në shtetet përreth nesh.
“Ka dashtë Zoti që deri më tash qytetarët tanë nuk janë prekur nga ky virus, por rreziku që edhe vendi ynë të preket nga ky virus, tashmë është real”, ka thëne muftiu Terrnava.
Me këtë rast e gjej të udhës që të apelojmë te qytetarët tanë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut dhe të njëjtën kohë të bëjnë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga infektimi me këtë virus”.
“Njëkohësisht, mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga Corona virusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi.
Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë”, thuhet tutje ne njoftimin e muftiut Terrnava