Lajme

Thaçi feston ditëlindjen e 82-të të babait

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot po qëndron në vendlindjen e tij në fshatin Burojë për një arsye të veçantë.

Ai po feston ditëlindjen e babait të tij të 82-të.

Shkrimi i plotë:

Sot në Burojë festuam 82 vjetorin e lindjes së babait tonë, Haxhi Sinan Thaçi, që me aq përkushtim, sakrifica dhe dashuri na rriti, edukoi dhe orientoi në jetë, me dashurinë për atdheun.

Babait Haxhi i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për familjen tonë, dhe i shprehim urimet më të mira: shëndet, qetësi dhe pleqëri të mbarë.

Të paçim gjatë baba Haxhi! HTH

https://www.facebook.com/215598455177188/posts/3730513830352282/?sfnsn=mo