Shqipëri

Në Shqipëri shkollat do të hapen në shtator, disa skenarë për të rifilluar mësimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se shkollat në Shqipëri do të hapen, shkruan Kosova Post.

Rama në një postim në Facebook tha se ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po merren me hapjen e shkollave.

‘Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.’ ka shtuar Rama.