Lajme

Në sheshin “Skënderbeu”, qytetarët fillojnë të mblidhen për manifestimin e VV-së

Qytetarë nga vende të ndryshme kanë nisur të zënë pikat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për ku është thirrur sot manifestim nga Lëvizja Vetëvendosje.

Manifestimi do të nisë në orën 17:00, ndërkohë që VV-ja pret të jenë mbi 10.000 qytetarë.

VV-ja e ka thirrur këtë manifestim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes.

Ka mohuar të jetë protestë për ndodhitë e fundit në skenën politike.

VV-ja ka shënjuar pikat në shesh qysh më herët, kur mbajti “testet për protestë” dhe ka ftuar për mbajtje të distancës.