Të fundit

Në selinë e KKSh-së inaugurohet ekspozita dedikuar kapitenit Berat Gjimshiti

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar është inauguruar sot ekspozita e dedikuar kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti – një prej figurave më frymëzuese të Luginës së Preshevës në fushën e futbollit.

Ekspozita është realizuar në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Rnkell Rexhepi, uroi që ky kënd simbolik të nxisë ambicie, vetëbesim dhe krenari te brezat e rinj, duke prodhuar sportistë që do të bëhen ambasadorë të Luginës në botë.