FutbollSporti

Zbulohet e gjitha: Kjo është dita kur Hazard do të zyrtarizohet te Real Madridi

Ylli i skuadrës së Chelseas, Eden Hazard, do të zhvilloi vetëm edhe një ndeshje me fanellën e Chelseas dhe më pas do largohet drejt Madridit.


Gazeta franceze “L’Equipe” ka raportuar sot se Eden Hazard dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje dhe transferimi do të ndodhë këtë vit.

Sipas këtyre raportimeve, ylli belg do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Real Madridit menjëherë pas finales së Ligës së Evropës që Chelsea e luan kundër Arsenalit më 25 maj në Baku të Azerbejxhanit.

Eden Hazard do të transferohet te Real Madridi për një shumë prej 100 milionë eurove, duke i jepur fund aventurës 7 vjeçare te skuadra londineze.

28 vjeçari u transferua te Chelsea gjatë vitit 2012 nga skuadra france, Lille, për 35 milionë euro.