Në rrethin e Pçinjës 845 të sëmurë nga virusi, 32 nga Bujanoci dhe 7 nga Presheva
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot (10 korrik) në Qarkun e Pçinjës janë regjistruar 845 persona pozitiv në COVID-19, ka thënë për programin e mëngjesit në RTS, Svetlana Stojanović, drejtoreshë EMSHP në Vranjë.
Shumica e tyre janë nga Vranje-684, në Bujanoc janë regjistruar 32 pozitive dhe në Preshevë 7.
Ajo tha se së fundmi janë edhe dy raste pozitive me COVID-19 nga Bujanoci.
Lilana Antiq, drejtoreshë e Qendrës shëndetësore Vranjë, tha të enjten se në Spitalet COVID në Vranjë janë duke u trajtuar 157 pacientë, ndërsa në Spitalin e katërt që pritet të hapet në repartin e psikiatrisë do të ketë vend edhe për 60 pacientë të tjerë.
Në repartin për sëmundje të mushkërive në Vranjë, mesatarisht paraqiten nga 250 pacientë në ditë, ndërkaq siç tha të enjten për Bujanovaçke dr. Llella Jovanoviq, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc për çdo ditë paraqiten mesatarisht nga 80 pacientë me simptoma të COVID-19.