Të fundit

Vrasje në qendër të Bujanocit

Ngjarje e rëndë që ka tronditur komunën e Bujanocit.

Një i ri nga Tërrnoci i madh u vra sot në qendër të Bujanoc, afër pompës së benzinës së qytetit pranë shitorës së tij.

Sipas informacioneve të qytetarëve vrasja ka ndodhur për çështje pronësore, gjithçka kishte nisur nga një konflikt rreth parkingut të një prone.

Gjithashtu në këtë rast tronditës u plagos edhe babai i të vrarit.

Lajmi është konfirmuar në mënyrë jozyrtare nga Ambulanca dhe policia.