Në Preshevë u përurua libri “ Romancë e përflakur” I dhe II
Të shtunën, më 29 maj 2021, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, me prezencë të bollshëm të dhashamirëve të letërsisë shqiptare u përurua libri I Hysen Këqikut: “Romancë e përflakur I dhe II, me krijimtari letrare të poeteve të Luginës së Preshevës: Libri I: 1. Albina Idrizi 2. Afërdita Salihu 3. Emine Murseli 4. Fehime Selimi 5. Hyrije Jusufi 6. Havushe Kosumi – Ahmeti 7. Jalldëze Kosumi 8. Miradije Zymberi-Abdullahi 9. Marigona Fejzullahu-Salihi 10. Nerimane Kamberi 11. Qendresa Jakupi 12. Sadete Emërllahu – Presheva 13. Yllka Y. Ymeri 14. Zahide (Marije) Ukaj Libri II: 1. Artina Bajrami – Sadiku 2. Emine Bojniku 3. Esra Aqifi 4. Lirona Zuka 5. Linda Agushi 6. Memnune Emini-Hyseni 7. Majlinda Zeqiri – Shaqiri 8. Pashije Hyseni 9. Ramize Selimi 10. Sejhane Mehmeti 11. Valbona Hasani.
Librin në fjalë e botoi dhe e financoi Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, redactor i librit: JOnuz Fetahaj, recensentë: Arsim Halili dhe Nehat Ramizi.
Kryësinë e përurimit e bënë: Xhemaledin Salihu, Jonuz Fetahaj, Hysen Këqiku dhe Nehat Ramizi.
Fjalë rasti në përurimin e librit pati Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë: “Shoqata për Trashëgimi dhe Krjimtari Kulturore herë pas here, në situatë të volitshme financiare do të botojmë edhe krijimtari kulturore-letrare.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore gjatë këtyreve viteve, që nga themelimi i saj, më 2010 pati veprimtari dhe aktivitete të bollshme.
Kështu, ajo mbajti 12 Konferenca shkencore, botoi 9 libra me materialin, punimet shkencore të Konferencave, 7 libra të autorëve individualë, pra botoi gjithsejt 16 libra, prej të cilave 14 janë shkencore dhe 2 libër është krijimtari letrare.
Shoqata, poashtu pati edhe aktivitete të tjera kulturore që u priten me kurreshtje dhe me dashamirësi nga publiku i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës si dhe më gjërë, në Shqipëri, Kosovë e Maqedon