Bota

Mbi 150 milion të diagnostikuar me Covid-19 në mbarë botën, 3.1 milion viktima

Mbi 150 milionë raste të COVID-19 janë regjistruar në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë. Këto janë të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo shifër vjen më pak se 13 muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht shpalljen e pandemisë pas shpërthimit të koronavirusit.

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të vaksinave të shumta për virusin dhe një numri vendesh që vendosin nën kontroll infeksionet e Covid-19, ka ende qindra mijëra raste të reja çdo ditë.

Sipas Johns Hopkins, më shumë se 905 000 infeksione të reja u regjistruan në botë vetëm të mërkurën.

Deri më tani, më shumë se 3.1 milionë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën