Në Preshevë fillon ora policore
Ka filluar aplikimi i orës policore në gjithë territorin e Serbisë nga ora 20:00 e mbrëmjes deri ora 05:00 në mëngjes, dhe kjo gjë po aplikohe edhe në komunën me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës, që nënkupton se jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi pa dalur fare.
Mbrëmë me vendim nga Qeveria e Serbisë për shkak të situatës së krijuar në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç ka informuar opinionin se u ndalohet levizja nga nata e 18 marsit 2020 të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë pa dallim.
“Kushdo që kapet nga policia në rrugë pas orës 20:00 dhe nuk ka leje me shkrim, ndaj tij do të inicohet kallëzim penalë, do të dërgohen në adresa shtëpiake, dhe procedurat penale do të zbatohet më pas – tha Ministri i Mbrendshëm serb Stefanoviç.