Lajme

Kelmendi: Kryeministri Kurti i dogji 200 mijë vota të vetat dhe 200 mijë të LDK-së! I dogji rreth 5 milion euro!

Pas shkarkimit të Ministrit të Mbrendshëm të LDK’s nga ana e kryeministrit Kurti, kreu i partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa doli në konferencë për shtyp si dhe kërkoi mocion nga partia e tij për prishjen e koalicoinit qeverisës më Lëvizjen Vetëvendosje, që pas kësaj situate jo të mirë për Kosovën ka reagur ashpër Gëzim Kelmendi përcjell Ministria Lajmeve.

Ai në një postim në llogarinë e tij në facebook akuzoi ashpër qeverinë Kurti, si dhe shprehu mllef ndaj vetë kryeminstrit Albin Kurti duke e akuzur edhe si shkaktar kryesor të krizës politike në Kosovë.

Postimi i plotë :

Turp dhe mjerim i madh, kryeministri Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje vetëm 45 ditë pasi u zgjodh kryeministër

Në situatën më të rëndë që po kalon vendi ynë përshkak pandemisë me COVID-19, kryeministri Kurti shkakton krizë politike.
Kësaj i thonë krizë mbi krizë.

I dogji 200 mijë vota të vetat dhe 200 mijë të LDK-së.
I dogji rreth 5 milion euro të fushatês zgjedhore.

Edhe adoleshenti e kupton lojën e Kurtit.
Kryeministri Kurti e kuptoi që mos heqja e taksës 100% do ta rrëzoi koalicionin VV-LDK, kështu që e shkarkoi njërin prej më të fortëve të LDK-së, ministrin e brendshëm Agim Veliun.
Me shkarkimin e tij, kryeministri Kurti shkarkoi vetën.

Tmerr, mjerim.
Kjo është axhamillëk, lojë e fëmijëve të lazdruar.
Rrezikon popullin dhe shtetin për egon e tij, për lojërat e tij.

Popull i dashur, tash në zgjedhjet që po na dërgon “koalicioni fëmijëror” keni kujdes dhe mos i votoni ata që djegën votën tuaj dhe paratë tuaja.

Gëzim Kelmendi