Në Mekë po ndodhë mrekullia: Pranë hapjes së hotelit me 10 mijë dhoma, 70 restorante, dhe 4 pista helikopteri
Në Mekë do të hapet një hotel gjigant me 10 mijë dhoma, 70 restorante brenda dhe do të ketë në dispozicion 4 pista për helikopter për turistët. Projekt ky i cili i ka dhënë edhe një epitet të ri këtij vendi të shenjtë religjioz, atë të një mrekullie, raporton Ministria Lajmeve.
“Në Mekë po ndodhë mrekullia”, ishte titulli që shoqëroi njoftmin e medieve atje, duke e vlerësuar lart ndërtimin e këtij hoteli, që pritet të hapet në janar-shkurt, të vitit 2020.
Hoteli do të quhet “Abraj Kudai”, dhe do të ndërtohet një milje në jug të xhamisë më të madhe në botë dhe vendit më të shenjtë të Islamit, Masjid al-Haram.
Ajo do të ketë dhoma luksoze për pelegrinë të pasur, një pjesë të veçantë për familjen mbretërore saudite, qendra tregtare, si dhe 70 restorante.
Pra, në Mekë po ndërtohet hoteli më i madh në botë.