Bota

Qabja ‘mbyllet’ për shkak të Koronavirusit, çfarë po ndodh në vendin e shenjtë

Arabia Saudite ka ndaluar vizitorët të bëjnë haxhin në Mekë, kjo për shkak të koronavirusit.

Sot Qabja është mbyllur me arsyen se do të bëhet dezinfektimi si masë mbrojtëse ndaj virusit që është përhapur në shumë vende të botës, shkruan Daily Mail- transmeton Ballkani.info
Disa fotografi të shpërndara në rrjete sociale treguan zonën përreth Qabes, plotësisht e zbrazët, duke përjashtuar disa persona të angazhuar për pastrim.
Arabia Saudite ndaloi besimtarët të bënin pelegrinazhe këtë vit, kjo si pasojë e frikës së përhapjes së virusit.
Meka, ndër vite është më e ngarkuara kjo pasi që myslimanë nga e gjithë bota kryejnë haxhin, si njërën ndër pesë shtyllat kryesore të fesë islame.