Lajme

Në Kosovë në 24 orët e fundit rezultojnë 23 mijë e 854 raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në total numri i rasteve aktive është 23,845.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,370 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 18 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot mbi 250 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.