Lajme

Ftesë për pjesmarrje në programin Erasmus+

Ftesë për Erasmus+ vullnetarizmi në Kryqin e kuq të Portugalisë.

Vega YouthCenter fton të rinjtë të aplikojnë për Erasmus+.
Projekt afatgjatë vullnetar të organizuar nga Kryqi i Kuq nga Portugalia Cruz Vermelha Cucujães. I vetmi kusht është që të jeni midis 17 dhe 30 vjet.

Kohëzgjatja e projektit: 11 muaj ( prill 2019-mars 2020)

Vëndi: Cucujães (Portugali)

Temat e projektit: përfshirja, shëndeti, të rinjtë, të moshuarit dhe shumë të tjera.

Organizata koordinuese nikoqire: Kryqi i Kuq Portugali (Cruz Vermelha Cucujães).

Web: https://m.facebook.com/cruzvermelha.cucujaes/

Afati i fundit për aplikim: 10 shkurt (23.59)

Mënyra e aplikimit: Dërgo CV dhe letër motivimi në vegayc.youthmobility@gmail.com

Në subjektin e emailit, ju lutemi shkruani: Prijava za ESC u CK Portugal – ime i prezime.
(Perkthim:Regjistrimi ESC në Kryqin e Kuq, Portugali – emri dhe mbiemri).

Erasmus + i mundëson të rinjëve të mësojnë dhe zhvillojnë, ndërsa në të njëjtën kohë të kontribuojnë në komunitetin e vendit në të cilin ata shkojnë si vullnetarë. Programi mbulon kostot e vizave, strehimit, ushqimit, shpenzimeve të caktuara të udhëtimit, sigurimit shëndetësor dhe parave xhepi.

Për informacione më të detajuara rreth projektit ose ndihmë të mundshme për aplikim, mund të na shkruani në vegayc.youthmobility@gmail.com

Për të gjitha informacionet e nevojshme klikoni linkun e mëposhtëm:

https://m.facebook.com/notes/vega-youth-center-vega-omladinski-centar/poziv-za-dugoro%C4%8Dno-erazmus-volontiranje-u-ck-portugal/10156303918542695/