Lajme

“NË KOSOVË MUND TË KETË KONFLIKTE”, Vuçiq i drejtohet popullit serb

Sot nga presidenca, presidenti Aleksandar Vuçiq i eshte drejtuar opinionit.

Gjate fjalimit te tij ai ka permendur edhe Kosovën.

“E rendesishme eshte qe t’iu them se konflikti ne Nagorno-Karabakh na tregoi se konflikti i ngrire mund te eskaloje ne cdo moment. Situata ne Kosove nuk eshte aspak ne favorin tone, nuk do te jete me lehte as ne muajt e ardhshem. Femijeve tane nuk guxojme te iu leme konflikte te ngrira. Ne Kaukaz e pame se bota pervec se me deklarime, nuk qe e gatshme te intervenojë. Aty u pa se se ekuilibri i fuqisë në botë kishte ndryshuar dhe se askujt nuk mund t’i besohej. Kjo është arsyeja pse ne do të punojmë në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse dhe ushtrisë sonë” tha Vuçiq.

Ai paralajmëroi publikun serb se një konflikt mund të ndodhë, si dhe Serbia do të bënte gjithçka për të vazhduar negociatat dhe për të parandaluar një skenar të tillë.