Lajme

Masa të reja në Serbi, nga nesër çdo lokal mbyllet në ora 23

Pas rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus në Serbi, Shtabi i Krizave ka ndërmarr menjëher masa në parandalimin e sëmundjes duke kufizuar orarin e punës të objekteve hotelierike, raporton rtvp

“Të gjithë lokalet hotelierike mund të punojnë deri në orën 23, duke përfshirë ato me kopshte dhe kjo masë hyn në fuqi nga nesër” – deklaroi epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave për luftën kundër virusit korona, Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq.

Siç merret vesh, të gjitha objektet e hotelierisë, si dhe dyqanet në të gjithë vendin, do të kenë të drejtë të punojnë vetëm deri në orën 23, duke filluar nga nesër.

Në fjalimin e saj për shtyp pas mbledhjes së Shtabit të Krizave, Dr. Kisiq theksoi se situata është alarmante.