Lajme

Tetë viktima dhe 767 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan të enjten tetë viktima nga koronavirusi dhe 767 raste të reja pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se viktimat janë regjistruar: katër në Prizren, dy në Gjilan dhe nga një në Prishtinë dhe Suharekë.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 2,178 mostrave.

Prishtina ka më shumë se gjysmën e tyre: 434.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 26,888.