Aksident i rëndë: Shqiptari digjet brenda vetures, gruaja në gjendje të rëndë

Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Karahaxh” pranë Finiqit të Shqipërisë pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.


Mësohet se si pasojë e flakëve të shpejta viktima Albert Çaushaj është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shkruan TCH

Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetë.