Në Corroticë më 3 dhe 4 gusht organizohet turniri përkujtimor “Rabit Aliu”
Në nderim të dëshmorin të kombit Rabit Aliu, në fshatin Corroticë të Preshevës organizohet turneu përkujtimor në futboll të vogël.
Gjatë datave 3 dhe 4 gusht të këtij viti në fshatin Corroticë të Preshevës, për nderë të jetës dhe veprës së herit të kombit Rabit Aliu, organizohet turnir përkujtimor e që do të jetë edhe tradicional në futboll të vogël.
Organizatorët e turnirit në nder të ish-luftëtarit të orëve të para të luftës çlirimtare të UÇK-së, dhe më pas të luftës së UÇPMB-së, Rabit Aliu, kanë njoftuar se deri më tani janë paraqitur 4 ekipe, derisa pjesëmarrja për shkak të mundësive logjistike dhe organizative është e limituar në 24 ekipe në total.
Paraqitja e ekipeve për pjesëmarrje në turnirin përkujtimor tradicional “Rabit Aliu” bëhen deri më datë 2 gusht, derisa pjesëmarrja për çdo ekip kushton 80 euro.
Të gjitha lojat do të zhvillohen në sistemin 4+1, me kohëzgjatje prej 2 pjesëve me nga 10 minuta, përveç gjysëmfinaleve dhe finales që do të zgjasin me nga 2 pjesë nga 15 minuta. Turniri do të fillojë më 3 gusht në ora 10:00 me lojra miqësore mes diasporës, të cilat do të zgjasin deri në ora 14:00, të shoqëruara me pije dhe ushqim për të pranishmit.
Turniri përkujtimor tradicional “Rabit Aliu” për këtë vit organizohet nga Bashkësia Lokale e Corroticës, derisa deri më tani është përkrahur nga Cerimi’s Kitchen e cila shërben ushqim cilësor në Zvicër. Të interesuarit për sponsorizim të turnirit munden të lajmërohen tek organizatorët përmes numrit të telefonit /preshevapressp+381659746886.