Në Bujanoc, gjatë muajit dhjetor, shtatë fëmijë janë regjistruar me Covid-19
Në Bujanoc, gjatë muajit dhjetor, janë infektuar shtatë fëmijë me koronavirus”, kështu ka njoftuar përmes një statusi, kryetari i Asamblesë komunale, Enver Ramadani.
Ramadani, duke i’u referuar të dhënave zyrtare të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Komunal për Siguri, ka nisur dje aksionin për shpërndarjen e maskave mbrojtëse për filloristët e Komunës së Bujanocit.
Aksioni për shpërndarjen e maskave i filluar dje në disa nga shkollat fillore, ka vazhduar edhe sot nga Këshillii komunal për Siguri, që është paralajmëruar që do të vazhdojë edhe nesër.
Megjithate, numri i të infektuarve me koronavirus, gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, në Bujanoc shënuar rritje. Trendi i cili edhe më tej po vazhdon, është tejet shqëtësues dhe se tashmë janë regjistruar dhjetra të vdekur nga koronavirusi në ketë komunë.
Më poshtë, mundë të lexoni postimin e plotë të kryetarit Enver Ramadani, pas aksionit të filluar për shpërndarjen maskave mbrojtëse për filloristët nga Komuna e Bujanocit:
Gjatë muajit dhjetor 7 fëmijë kanë dale pozitiv me virusin COVID 19 në Komunën e Bujanocit sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit. Të gjithë po mundohemi që bashkë duke iu përgjigjur nevojave të kohës të ndihmojmë ata që kanë nevojë, e para se gjithash të ruajmë shëndetin e fëmijëve. Andaj Këshilli Komunal për Siguri i Kuvendit Komunal sot ka vazhduar aktivitetin e tij për ndarjen e maskave për nxënësit e ciklit të ultë nëpër shkollat fillore në Komunën e Bujanocit edhe atë në Shkollën Fillore “Ali Bektashi” Nesalcë, në Shkollën Fillore “Vuk Karagjiq” në Levosojë, në Shkollën Fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç dhe në Shkollën Fillore “Dragomir Trajkoviq” në Zhbevc. Ndërkaq nesër do të vazhdojmë ma ndarjen e maskave në Muhovc dhe Klenik.
I urojmë shërim të shpejtë fëmijëve që po përballen me këtë virus dhe dashtë Zoti që mos të ketë raste tjera në mesin e fëmijëve.
#Bashkë duhet të veprojmë dhe mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë!