Të fundit

Kamberi: Sigurimi i zërit përfaqësues bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët

Shaip Kamberi i cili i prin Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, ka thënë se në Preshevë po vazhdojnë me hapat e fundit drejt mobilizimit për zgjedhjet e 17 dhjetorit që priten të mbahen në Serbi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi thotë se sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë atëherë kur të fitohet “beteja e përbashkët”.

Me strukturat e PVD në Preshevë për të dakorduar hapat drejt mobilizimit të fundit dhe arritjes së rezultatit të kënaqshëm në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës. Sot deputeti, nesër komuna. Me partnerët bashkë”, shkroi ai.

Ndryshe, Shaip Kamberi, është deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë