Në Beograd ende vajtohet për Esat Pashën, përkujtohet varri i tij në varrezat serbe në Paris
Në Serbi vazhdon shtrembërimi i historisë ose e interpretimi sipas nevojave dhe apetiteve serbomëdha. Në këtë kontekst, edhe historia e marrëdhënieve serbo- shqiptare gjatë shekujve pa u përmendur asnjëherë që shteti serb ka bërë gjatë historisë kundër shqiptarëve.
Gjithnjë në këtë stil, avokati Miljkan Karliçiq mendon se serbët e shqiptarët që nga mesjeta e hershme kanë qenë popuj historikë miq dhe thekson se për çështjen e Kosovës gjithmonë është më mirë të flitet se të ketë qoftë dhe vetëm një ditë konflikt me armë.
“Ta përkujtojmë vetëm Skënderbeun dhe 29 betejat e tij. Baskë grekë, shqiptarë, serbë. Kemi 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së parë Botërore e Shqipëria e Ali Pashës, mikut të madh serb, ka qenë aleate nominale e Serbisë në atë luftë”, citon FoNet të ketë thënë Karliçiqi
Ai ka përkujtuar se Esat pasha është varrosur në varrezat serbe në Paris dhe se një rrugë në Beograd është ende emrin e tij, transmeton Koha.net.
“Të shohim vetëm çfarë kanë shkruar për arbanasët shkrimtarët serbë si Mark Milani (ky është shkrimtar malazez,sqaron Koha.net).
Duke komentuar kufizimin e përmendur në Serbie Kosovë, ai ka konstatuar, jo pa cinizëm, “se kufizimi ndërmjet serbëve e shqiptarëve është bërë pas përfundimit të Luftës së parë Ballkanike në vitin 1912 ndërmjet Mbretërisë së Serbisë dhe Shqipërisë” pa treguar s kjo ishte periudha kur Serbi pushtoi Kosovën deh bëri krime shumë mëdha në të dy anë kufirit shqiptar.
Me këtë demagogji, Karliçiqi sërish thërret për pajtimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve por me Kosovën në Serbi dhe me bindjen e dëshirën se Kosova nuk do të marrë kurrë karrige në OKB.