FutbollSporti

Ndoqi skuadrën i verbër, Valencia i kushton statujë

Ndenjësja numër 164 e rreshtit 15 në tribunën qendrore të stadiumit “Mestalla” është rezervuar përjetë tifozit special të Valencias. Futbolli pa ndjekës nuk vlen dhe shembulli më i mirë vjen nga Spanja.

Një tifoz i Valencia-s siguronte çdo vit abonimin sezonal për të qenë i pranishëm në çdo ndeshje. Në moshën 54-vjeçare Vincente Aparicho humbi shikimin e megjithatë kjo nuk e ndali pasionin e tij për t’i qëndruar pranë skuadrës, vetëm për të shijuar atmosferën.

Ai ndërroi jetë në vitin 2006, por klubi spanjoll nuk e ka harruar sepse në një nga stolat e stadiumit ka vendosur statujën e tifozit, duke e përjetësuar praninë e tij.