Ndihmës Ministri i Bujqësisë me “shajkaçë” në Bujanoc, anashkalon prodhuesit shqiptarë
Ndihmës Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Alleksandar Bogiçeviç, gjatë kësaj jave vizitoi parcelat bujqësore në jug të Serbisë. Me këtë rast, ai vizitoi edhe kantinën e verës “Stari Dani” në fshatin Rakoc të komunës së Bujanocit.
Sipas tij qëllimi i vizitës është të dëgjojë prodhuesit bujqësorë, në mënyrë që shteti t’i dalë në ndihmë atyre dhe t’i orientojë ata që të përdorin potencialet që sistemi i subvencioneve jep në mënyrën e duhur, theksoi Bogiçeviç, duke shtuar se ai përpiqet që të gjitha pjesët e Serbisë të jenë të zhvilluara në mënyrë të barabartë.
“Konkretisht, kantina e verës “Stari Dani” paraqiti projektin në programin IPARD, për masën tre, që ka të bëjë me pajisjet. Kantina gjithashtu aplikoi vitin e kaluar për zhvillimin e verës dhe vreshtarisë. Ajo që konkludova nga biseda është se ka pak njerëz në këtë zonë që shfrytëzojnë subvencione.” ka thënë ndihmës Ministri.
Megjithatë, përveç, pushtetit lokal, ndihmës Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Alleksandar Bogiçeviç, ka anashkaluar edhe prodhuesit shqiptarë, pavarësisht se të tillë kemi mjaftueshëm në komunën e Bujanocit.
Ai gjtë vizitës së tijë në Bujanoc ka mbajtur në kokë kapelën tradicionale serbe “Shajkaça” dhe me veshje të thjeshtë që nuk i përkon një zyrtari shtetërorë gjatë një vizite zyrtare.
Nëse “Shajkaça” në kokën e tij kishte për qëllim nxitje apo jo kjo nuk është komentuar fare dhe e gjitha ka kaluar në heshtje.