Magazina

Ndahet nga jeta regjisori i Tomit dhe Xherrit

I cilësuar si një nga regjisorët më të mirë të filmave të animuar, fitues i çmimit “Oscar”, Gene Deitch është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare. Ai njihet veçaërisht për personazhet e dashur të Tomit dhe Xherrit, si regjisori i tyre.

95 vjeçari mësohet se ka humbur jetën në banesën e tij në Pragë. Lajmin për vdekjen e ka bërë me dije botuesi i tij çek, Petr Himmel.

Deitch, drejtoi 13 episode të filmit të animuar për fëmijë “Tomi dhe Xherri”, që mbërtheu para ekranit dhe të rriturit.

Në vitin 1960 me filmim i tij Munro, fitoi çmimin e Akademisë Oscar për filmin më të mirë të shkurtër të animuar. Po ashtu është nominuar dhe për të njëjtin çmim dy herë në vitin 1964, me filmat “Jam Nudnik” dhe “Si të shmangësh një miqësi”./opinion.al