Magazina

200 dhi në oborrin e kompanisë Google: Arsye interesante

Kompania gjigande “Google”, bën një gjë shumë interesante për punëtorët e saj, në mënyrë që të ndjehen më të relaksuar. Kompania sjellë në oborr 200 dhi, të cilat sipas tyre ndikojnë pozitivisht në balancimin e natyrës me teknologjinë.


Google, ka vite që e përdorë këtë mënyrë, dhe sipas punënjosëve të saj ndikon shumë mirë në cilësinë e punës. Sipas OBSH-së, Oraganizatës Botërore të Shëndetësisë, duke pasur kafshë para teksa punon i ulur në një karrige, i sjellë trurit një relaksim, dhe nuk e ndjen lodhjen.

Kujtojmë që Google, është një kompani shumë e madhe dhe prduktive, ndoshta kjo është edhe njëra ndër arsyet e suksesit të punës së tyre.

Google u themelua në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit Google.

Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, dmth. ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve