NATO ka një paralajmërim të ashpër për Rusinë
NATO ka paralajmëruar ashpër Rusinë, duke i kërkuar që të lirojë menjëherë marinarët dhe anijet që ia ka grabitur Ukrainës gjatë incidentit në Kerch.
Përmes një konference për media, zyrtarë të NATO’s kanë bërë edhe një herë të ditur se nuk ka arsye që Rusia të përdorë forcën ushtarake, ndaj marinarëve dhe anijeve ukrainase.
Në paralajmërim është cituar edhe një herë deklarata e sekretarit gjeneral Jens Stolenberg, i cili kishte thënë se Rusia duhet të ndërmarrë menjëherë hapa, dhe t’i lirojë ata që ka marrë.
Gjatë së shtunës Gjykata Ndërkombëtare e OKB’së vendoi që Rusia duhet të lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, mirëpo Ministria e Jashtme ruse u përgjigj duke thënë se gjykata nuk ka juridiksion që të vendosë rreth atij incidenti.