Natën e tretë të Vitit të Ri, Kurti e kalon te familja Dehari
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti Liburn Aliu, ka vizituar familjen Dehari.
Ai ka thënë se i kujton me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin.
Kujtojmë se në vitin 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj kanë ndërruar jetë pasi janë qëlluar me plumba gome nga Policia e UNMIK-ut gjatë një proteste të organizuar nga VV.
