Lajme

Qeriqi tregon pamjen e shtatores së Adem Jasharit që zbulohet në Fushë Kosovë

Një shtatore për Heroin Kombëtar Adem Jashari pritet të zbulohet të enjten e 28 nëntorit në qytetin e Fushë Kosovës.

Lajmin, bashkë me pamjen e shtatores e ka bërë publike, Xhevdet Qeriqi.

“Kam nderin t’ju njoftoj se më datë: 28.11.2019, duke filluar nga ora 14.00, në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari. Prezenca e juaj do të na nderoj në këtë ditë të rëndësishme të kombit tonë. Kjo ngjarje organizohet duke kujtuar rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar”, ka thënë Qeriqi, në një postim në Facebook.