Lajme

Nait Hasani: Po të isha kryeministër, do t’i vendosja Serbisë taksë në oksigjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, duke folur në debatin për masën e reciprocitetit me Serbinë, ka thënë se ndaj Serbisë duhet të vendoset çdo taksë që detyron të heq dorë nga dëmet që po ia bën Kosovës.

Hasani tha se Serbia meriton jo vetëm sanksionet por edhe më shumë pasi nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë.

“Unë me pas qenë kryeministër në ajër i kisha vendos taksë Serbisë, mos me leju me thith as ajër. Zbatimin e kisha vendos në oksigjen, i kisha lënë pa oksigjen, prandaj ndaj Serbisë duhet të vendoset çdo taksë që detyron të heq dorë masat që po i merr dhe dëmet që po ia bën Kosovës“, ka thënë Hasani.