Nagavci: Thaçit nuk i nevojitet më gjendja e jashtëzakonshme për ta marrë pushtetin
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme pasi qeveria ia ka lënë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidenti ndërron qëndrimet e tij publikisht “njëjtë sikur ka bërë edhe me deklaratat për ndryshimin e kufijve”.
“Tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj”, ka shkruar ai.