Mustafa: Të gjithë semimaturantëve të shkollave fillore do t’u mbulohen shpenzimet e ekskursionit
Kryetari komunës Preshevë, Ragmi Mustafa, përmes një reagimi njoftoi se të gjithë semimaturantët e të gjitha shkollave fillore do të buxhetohen nga Komuna e Preshevës për ekskursionin e tyre.
Jo zyrtarish është mësuar se në disa shkolla fillore janë krijuar lajme të rrejshme në lidhje me shpenzimet e semimaturatëve nga ana e kryetarit Mustafa.
I pari i komunës i ka dematuar këto dezinformata nëpërmjet një shkrimi dhe u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që mos të bien pre e lajmeve të pavërteta.