Të fundit

Ilir Meta: Të gjith në përkrahje të Shaip Kamberit

Përkrahja për Shaip Kamberin nuk ka të ndalur si nga Kosova, diaspora, ashtu edhe nga Republika e Shqipërisë 

Sot, edhe Presidenti Ilir Meta ka ftuar votuesit e Tërnocit që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë Shaip Kamberin dhe Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës

„Nesër, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe „Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës“, për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e një vendi në Parlamentin e Serbisë.
Si kandidat i vetëm për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes për herë të tretë të votimit.
Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër masivisht t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaip Kamberin dhe „Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë“ ka shkruar Presidenti Ilir Meta