Mustafa përsërit deklaratën e tij për ministrin Cakaj, “është adoleshent jo vetëm në moshë, por edhe në politikë”
Në intervistën e mbrëmjes së kaluar, dhënë për tvAldin, Mustafa ripësëriti prap deklaratën e tij të thënë javë më përpapra në një medium të Shqipërisë për ministrin Cakaj.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare së Preshevës, Ragmi Mustafa në për medium tv-aldi sërish e ka quajtur Genc Cakajn një kalama. Ai tha se duke pasur parasysh moshën e tij që ‘është dy fish mëi ri se mosha sime absulotisht konsideroj se mund të jetë edhe biri im në këtë fushë, kam të drejt t’a quaj ashtu. Mustafa konsideron se jo vetëm në moshë por edhe në politikë Genc Cakaj është adoleshent.
“Kjo shprehje i takon një kalamai dhe një adoleshenti jo vetëm në moshë por fund e krye politik. Kush mund t’a shpjegoj arsyeshmërinë që të nxitohet ai që në javën e tretë të dhjetorit formimin e ‘Listës Unike’ të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, kur akoma nuk ka vendosur asnjë subjekt politik shqiptar qoftë pozitë qoftë opozitë në serbi që të dali në zgjedhje, e të bisedojnë për të. Si është e mundur kjo”, thotë Mustafa.