Të fundit

Përfaqësuesit politik të Luginës nesër udhëtojnë për në SHBA

Përfaqësuesit politikë të komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës nesër përsëri do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuars të Amerikës.


Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi, dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, nesër përsëri do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesit politikë të komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës do të takojnë figura të larta politike amerikane, kongresmenë, anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe figura të tjera politike.

Ky është udhëtimi i dytë gjatë këtij vitit që delegacioni i përfaqësuesve të komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuars të Amerikës, me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.

Delegacioni i Luginës së Preshevës kësaj here përveç me përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan, do të takohen me kongresmen dhe Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA Gabriel Escobar.