Të fundit

Konfirmohen 4 raste të reja me Koronavirus në Bujanoc

Katër raste të reja të infeksionit me Corona janë konfirmuar në komunën e Bujanocit, përfshirë një fëmijë dhjetë vjeçar nga fshati Zhbevc.

Dr Lela Jovanović, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, konfirmoi se numri i rasteve të regjistruara me Covid-19 në komunën e Bujanocit u rrit me katër të hënën, në gjithsej 13.

Nga katër pacientë të rinj, dy janë nga Bujanoci, të moshës 50 dhe 58 vjeç, të cilëve iu morën mostrat të shtunën, dhe transporti për spitalin e Vranjës aktualisht është duke u përgatitur për ta.
Një fëmijë 10-vjeçar nga fshati Zhbevc tashmë është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Nish, dhe ai u testua javën e kaluar – thotë Dr. Jovanoviq.

Një grua 65-vjeçare nga fshati Trejak, e cila nuk lajmërua në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, ishte gjithashtu e infektuar me virus, kështu që ky institucion nuk ka informacione se ku po trajtohet pacienti.

Siç thashë më herët, situata në komunën tonë po bëhet gjithnjë e më e komplikuar dhe kërcënon që situata të dalë jashtë kontrollit nëse sjellja e qytetarëve nuk ndryshohet urgjentisht. Kërkoj nga të gjithë të ndjekin rekomandimet dhe masat, të mbajnë maska, të mbajnë distancën e tyre dhe të shmangin kontaktet. Asgjë nuk ka mbaruar, përkundrazi – theksoi Dr. Jovanović.