Të fundit

Mustafa merr pjesë në Forumin e qeverisjes lokale në Ballkanin Perëndimor!

Zv.Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa po merr pjesë në Forumin e qeverisjes
lokale në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale në Prishtinë.

Konferenca po zhvillohet sot (e premte), në Hotel Emerald, Prishtinë. Ky event organizohet në kuadër të projektit “Dialogu për Komunat Evropiane – DEM” dhe synon të rris bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet autoriteteve lokale në rajon. Kjo komponentë afirmon krijimin e një platforme për dialog rajonal, komunikim, bashkëpunim, shkëmbim praktikash dhe promovim të iniciativave të përbashkëta.

Forumi i Qeverisjes Lokale në Ballkanin Perëndimor synon që dialogun, bashkëpunimin dhe komunikimin ta shtrijë në katër nivele: Dialogu i autoriteteve lokale, në forcimin e agjendës zhvillimore dhe euro-integruese; Shkëmbimi i informacionit, njohurive, praktikave dhe modeleve, në proceset reformuese dhe euro-integruese; Identifikimi dhe nxitja e bashkëpunimit në projekte/programe dhe qasja në fondet zhvillimore/IPA; Informacion dhe njohuri nga përvoja integruese mes vendeve dhe mësime nga proceset e vendeve të integrura.

Forumi synohet të kthehet në nismë rajonale të autoriteteve lokale, ndërkaq bërja bashkë e autoriteteve lokale në ‘Forumin e Parë Rajonal të Dialogut dhe Bashkëpunimit’, synon të vendosë themelet në ndërtimin e agjendës së përbashkët mes vendeve përkatëse. Tashmë, ne jemi në fazën e konsultimit me vendet e rajonit në bashkë-krijimin e agjendës së takimit, ku të bashkangjitur po ndajmë konceptin dhe draft-programin e forumit.